Shoqatat e Dala nga Lufta nesër protesë para Kuvendit, organizim edhe nga Klina

Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, ku pritet heqja e veteranëve të luftës nga lidhja me pagën minimale.

Me këtë rast Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të mbajë protestë para Kuvendit të Kosovë, në orën 11:00.

Edhe Organizata e Vereranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Klinë dhe invalidët e familjarët e dëshmorëve të kësaj komune, do t’i bashkohen kësaj proteste.

Nisja do te bëhet me autobus në ora 08:30 në Klinë, para zyrës së Shoqatës së Dala nga Lufta.