PREND BUZHALA SI E NISËM “LYRËN”

KUJTESË: SI E NISËM “LYRËN”
(Në nisje të Festivalit “I këndojmë lirisë”, të 19-in me radhë, në Klinë)

Ishte Festivali i Tretë me radhë “I këndojmë lirisë” më 2003. Drejtori i atëhershëm i Festivalit, Dibran Fylli, qe burgosur, kurse drejtimin e Festivalit u vendos që ta merrte profesori i nderuar i etnomuzikologjisë nga Prishtina, prof. Dr. Rexhep Munishi. Në mbledhjet e rregullta, ndër të tjera, me profesorin futëm edhe dy veprimtari përcjellëse: botimin e një Buletini a organi të Festivalit dhe Tribunën Shkencore.

1.
Meqë Skënder Rracaj, si zyrtar komunal për informim, përgatiste një Informator ditor, komunal a buletin komunal lajmesh në formë të shtypur (ai e pati pagëzuar INFOKLINA, pra është kumbar i kësaj gazete komunale); menduam që edhe Festivali ta kishte një buletin a informator të tillë. Të vetmit që e nisëm dhe e bëmë këtë punë, ishim unë e Skënder Rracaj. I propozova Skënderit që ta pagëzonim “LYRA” e këtë emër e aprovoi edhe Këshilli organizativ. Mandej na u bashkëngjit Hajdin Morina, cili punoi me përkushtim e deri më tash preja tij viti (me stazhin më të hjatë në këtë revistë të mirëfilltë). Dhe angazhuam në fillim edhe autorë të tjerë me shkrime: Ismet Krasniqin, prof Asllan Kransiqin etj. intervista me festivalistë, me rapsodë, portrete rapsodësh , profile dëshmorësh… me Skënerin ishim të vetmit që e mbushnim me informacione, artikuj, shkrime, poezi të zgjedhura.
Zhvilloheshin dhe veprimtari tjera përcjellëse: lojëra sportive, hapje ekspozitash dokumentare apo figurative, përurime veprash, orë letrare…
E përgatitnim në zyrën për Informim të Komunës, aty ku punonte Skënderi. E shtypnim me fotokopjuesin klasik komunal. I vetmi harxhim i saj ishte letra dhe ngjyra modeste…
Redaksia që përgatiti për dy vite numrat e buletinit “LYRA”: Prend Buzhala, Skënder Rracaj dhe Hadin Morina. Punonim me zell, pa asnjë cent (shkrimet, redaktimet, lekturimet, faqosjen e bënim vetë, shtypjen e shumëzimin… deri te shpërndarja në publik). … Mandej Skënderi shpërngulet në Prishtinë dhe më 2005, dy numra i përgatitëm me Hysni Rracin, mandej një numër zgjeruam rrethin: Prend Buzhala, Hajdin Morina, Daut Gashi, Hysni Raci, Skënder Behramaj, si dhe gazetrarët Enver Maloku, Sadri Haxhaj e Agron Gashi.
Më 2007: numrat e revistës i përgatitën: Prend Buzhala, Enver Maloku, Hysni Raci, Agron Gashi, Sadri Haxhaj dhe Hajdin Morina.
Më 2008 numrat i përgatitën: Prend BUZHALA, Dibran FYLLI dhe Hajdin MORINA. Gjithnjë falas e me përkushtim. Kështu punuam disa vjet… me vullnet të madh, përkushtim e pa asnjë cent.

2.
Porse revista u shndërrua në një organ të vërtetë, me shkrime ,kushtuar Festivalit, Mujë Krasniqit, si dhe me botimet e kumtesave shkencore që zhvillohej në ato vite, nga profesorë universitarë, studiues të folklorit, etnomuzikologë etj. të gjutha tribunat, deri më 2008, u zhvilluan me temën bosht: “Krijimtaria dhe lufta”.
Ja kumtesat e dy tribunave të para, më 2003 e 2004:
1. Dr.Myzafere Mustafa:”Kënga popullore dhe ngjarjet historike”,
2.Dr. Emin Kabashi:”Përjetësia e luftës në krijimtari”, Dr. Rexhep Munishi:”Prania e muzikës në kohën e luftës në Kosovë”,
3. Rexhep Selimi:” Lufta dhe kënga e Mujë Krasniqit dhe
4. Prend Buzhala:”Sinteza e artit në esencën heroike”(figura e Mujë Krasniqit në krijimtarinë artistike).
Ishte kjo Tribuna e parë e këtij lloji në komunën e Klinës e më gjerë.
Më 8 qershor 2004, në sallën e Kuvendit Komunal në Klinë u mbajt Tribuna e dytë e shkencore, në kuadër të festivalit të katërtë “I këndojmë lirisë”. Kumtesat:
1. Mr. Asllan Krasniqi: “Mujë Krasniqi komandant-Kapuçi, veprimtaria krijuese dhe letrare;
2. Dr. Hakif Bajrami:”Një vështrim rreth librit, Halil katana, tri dimensione të luftës së UÇK-së, Tiranë 2003;
3. Rexhep Selimi,(bashkëluftëtar): ”Mujë Krasniqi dhe lufta”;
4. Dr.Rexhep Munishi:” Rëndësia etnomuzikologjike e Festivalit “I Këndojmë Lirisë”;
5. Dr. Myzafere Mustafa:”Struktura dhe tematika e disa këngëve të festivalit të 3 folklorik “I këndojmë lirisë”;
6. Prend Buzhala, prof: “Lufta dhe libri”;
7. Hajdin Morina, prof: ”Tema e luftës në letërsi”.

Botoheshin tekste këngësh të Festivalit, tekstet e këngëve fituese, infomacionet, opinionet etj. Punimet shkencore, të botuara gjatë atyre viteve, kanë vlerë të rëndësishme: ishte praktika e aprë që një Festival të përcillej edhe me mendimin shkencor. Ja temat e Tdrubunës së parë më 2003.
Prej vitit 2009 ky organ filloi të botohej me dizajn të ri, me ngjyra. U zgjerua rrethi i gazetarëve: Enver Maloku, Agron Gashi, Sadri Haxhaj, Agron Bojaj etj. Tashmë komuna i paguante me një shumë modeste edhe gazetarët.
Ajo është jo vetëm një kronikë e dëshmi e vërtetë e zhvillimeve të Festivalit për këto dy dekada; por edhe e një dokumentacioni me vlerë për Klinën, për dëshmorët Mujë e Ali Krasniqi e Beqir Gashi, është një antologji e vërtetë tekstesh të reja folklorike kushtuar lirisë dhe dëshmorëve.

(Prend BUZHALA)

SHARE