Hoxha i Gllarevës bën me banesë të re familjen e Arsim Morinës nga fshati Rixhevë që vdiq nga kanceri

Bajram Hasanaj, Imam në Xhaminë e fshatit Gllarevë, sot me datë 21.10.2021 me ndihmën e donatorëve, dorëzoj çelësat për familjen e Arsim Morinës, i cili vuante nga Kanceri dhe ndërroj jetë pak ditë më parë në moshën 38 vjeçare.

Arsimi la pas vetës gruan dhe vajzën e vetme 5 vjeçe dhe sa ishte gjallë dëshira dhe amaneti i tij ishte që e shoqja dhe vajza e vogël të bëheshin me kulm mbi kokë në vendlindjen e së shoqës në Drenas.

Përmes donatorëve, Hoxha kishe mundësuar edhe mjekimin e Arsim Morinës nga Rixheva duke i qëndruar pranë, dhe sot falë angazhimit të tij të pashoq dorëzoj çelësat e banesës së re për Shefkijen e vogël dhe të emën në qytetin e Drenasit.

Ky nuk është aktiviteti i parë me të cilin ai është marrë, qe prej kur ka përfunduar studimet e tij dhe prej fillimit të punës si Imam i Gllarevës ka qenë gjithmonë në mbështetje të bashkëfshatarëve dhe bashkëvendsasve të tij por edhe më gjerë, duke ndihmuar vazhdimisht shumë familje në nevojë me sigurimin e drurëve, veshmbathjeve dhe gjërave ushqimore, gjithashtu përmes donatorëve ka marrë përsipër mjekimin edhe të disa rasteve me sëmundjen e kancerit dhe vazhdon me angazhimin e tij në ndihmë nevojtarëve dhe në të mirë të komunitetit.

Hoxha Bajram njihet si një njeri human, shumë modest, i afërt e i dashur me njerëzit e tij, i urojmë shëndet e shumë suksese në punën e tij