Vetura e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit në mesin e fotografive më të mira të “National Geographic” (VIDEO)

Vetura e tre heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha është përzgjedhur në listën e imazheve më të mira për vitin 2022 nga revista amerikane “National Geographic”.

Këtë e mirëpriti familja e Zahir Pajazitit, për të cilët ky është një vlerësim për atë çka kanë bërë këta luftëtarë.

Madje, vëllai Ejup Pajaziti, beson që publikimi i këtyre imazheve do të sjellë më shumë vizitorë të huaj në Lladovicë e Orllan të Podujevës.

Kosovën në këtë listë do ta përfaqësojë edhe fotografia e studentit të arteve, Jetar Thaqi, e bërë gjatë inaugurimit të Operës së Kosovës, ku edhe ishte performues.

Pjesë e albumit me shkrepjet më të mira të vitit në këtë revistë janë 137 sosh nga e gjithë bota.