Don Xhoni dhe Unikkatili së shpejti me një bashkëpunim

Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë një nga emrat më të spikatur në showbizin shqiptar.

Ai solli projekte të shumta të suksesshme, e madje ka qenë shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte.

I njëjti është njoftuar së fundmi se ka nisur përgatitjet për një këngë të re, e cila do të jetë në bashkëpunim me Unikkatilin.

Prive bën me dije se dyshja janë duke biseduar për një duet, por që nuk dihet akoma se kur do të jetë i disponueshëm për publikun.

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) momentalisht po shijon suksesin e “Hala”, që e solli një muaj më parë me Era Istrefin.

Kënga e dyshes së njohur për pak kohë mblodhi mbi 21 milionë klikime në YouTube.

Don Xhoni bëri debutimin në muzikë në vitin 2020 mes izolimit për shkak të pandemisë COVID-19