Fotografi i njohur vdes nga koronavirusi, ishte baba i dy dëshmorëve

Fotografi i njohur, Agush Qorri, ka humbur sot betejën me koronavirusin.

Agush Qorri, që ishte baba i dy dëshmorëve, humbi jetën sot në moshën 80 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërm të të ndjerit.

Njoftimi i plotë për vdekjen:

Të dashur miq, është ndarë nga jeta fotografi i mirënjohur Agush Qorri.

Ju njoftojmë së pas një betejë të shkurtër më COVID-19, Sot në ora 2:15 e mëngjesit në moshën 80 vjeçare është ndarë nga jeta Agush Qorri.
Agush Qorri njihet si fotograf që nga viti 1967 dhe prindi i dy dëshmorëve.
Famijaret kanë njoftuar se për shkak të pamundësisë ceremonia mortore do të bëjnë vetëm me rrethin e ngushtë famljar.