Raci: Qytetarët e Klinës do të kenë ujë 24 orë brenda një viti të qeverisjes sime

Kandidati për kryetar të komunës së Klinës, Esat Raci nga Partia Demokratike e Kosovës ka premtuar se brenda një viti qytetarët do të kenë ujë 24 orë.

“Në afatin 1 vjeçar qytetarët e komunës së Klinës do të kenë ujë 24 orë ujë”, ka thënë Raci.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Klinës, diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.