Zemaj jep lajmin e mirë, dërgohen në 6 qendrat rajonal aparaturat PCR për të kryer testime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë publike: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë janë dërguar aparaturat PCR për testime, transmeton Indeksonline.

Po ashtu në këto qytete janë dërguar aparaturat për testime serologjike.

Postimi i plotë:

Tashmë në gjashtë (6) qendrat rajonale të Shëndetësisë publike: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë kemi dërguar aparaturat e reja (PCR) për kryerje të testimeve molekulare. Gjithashtu, edhe aparaturat për testime serologjike për antitruptha (IgG dhe IgM) në të gjitha këto qendra, duke rritur fuqinë testuese me qëllime të diagnostikimit të COVID-19, por edhe të hulumtimit rreth statusit imunologjik të popullatës kundrejt infeksionit COVID-19.

Këto aparatura, të blera përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare nga huamarrja nga Banka Botërore, të shoqëruar me kite, teste serologjike, material shpenzues dhe pajisje të tjera, do t’u japin profesionistëve shëndetësor në tërë vendin mundësi për të kryer më shumë testime, ndërsa popullatës mundësi për më shumë shërbime me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të infeksionit.

Ndërkohë që kapacitete testuese po rriten ndjeshëm, në situatën në të cilën ndodhemi është e drejtë që qytetarët të kenë informacione të drejta, të besueshme dhe të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin dhe të mos të krijohet panik e huti në opinion me informata të pa vërteta sikur për rastin e furnizimit me oksigjen.Republika e Kosovës, në sistemin shëndetësor, siguron oksigjenin e mjaftueshëm për pacientët tanë, pa panik dhe pa ndërhyrje, sepse, është detyrim yni.

Të gjitha institucionet tona shëndetësore, bëjnë furnizimin e rregullt me oksigjen, duke garantuar jetën e pacientëve tanë, konform ligjeve. Do të bëhet vendosja e tankeve të reja nga SHSKUK-ja ku do të shtohen kapacitet me oksigjen edhe për afërsisht 20 mijë litraNë këtë kohë të gripit sezonal, u bëj ftesë qytetarëve të cilët bien në kategoritë prioritare që të vaksinohen kundër gripit sezonal si mënyra më efektive për ta parandaluar atë.Gjithashtu nga sot e sipas rangimit të komunmave në bazë të numrit të infektuarve gjatë javës në 100.000 banorë kemi, 21 komuna në zonën e kuqe, 10 komuna në zonën e verdhë dhe 7 komuna në zonën e gjelbër.

Kontrolli i situatës është në dorën tonë.Prandaj, të vazhdojmë me zbatim sa më korrekt të masave të vendosura nga Qeveria jonë dhe t’i praktikojmë shprehitë e mbrojtës së drejtpërdrejt nga virusi duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe mbajtur higjienën.