40 minuta pritje për një kanillë në QKMF-në e Klinës

Një qytetar, emër i njohur për redaksinë, në adresë të Klina.info është shprehur të jetë tejet i shqetësuar.

Ai ka treguar se sot e ka dërguar fëmijën e tij për ndihmë mjekësorë në QKMF, në Klinë.
Sipas tij, ai ka pritur më shumë se 40 minuta për një kanillë, pasi që mjekët i janë arsyetuar se janë në mungesë.
Derisa në fund, e kanë gjetur dhe ia kanë dhënë fëmijës infuzionin.