Nga e hëna, Kosova me manual të ri anti-covid (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në ditë fundjave e larg kamerave ka takuar stafet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe atë të Klinikës Infektive.

Atje ai ka kuptuar më mirë se cilat janë nevojat dhe kërkesat e mjekëve në këtë situatë.

Këtij nga shefi i qeverisë, i është ngarkuar detyra e hartimit të manualit për funksionimin e veprimtarive ku ka qarkullim dhe grumbullim të njerëzve.

Në këtë udhëzues që përfshinë të gjitha institucionet publike, private dhe shumë veprimtari të tjera ekonomike, kulturore, punën kryesore e kanë profesionistët shëndetësorë.