Policia konfiskon 11 qese me substancë të dyshuar narkotike marihuanë në Pejë, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike marihuanë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:40 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 41 qese të vogla najloni me të njëjtën substancë, gjithësej në peshë 46.1 gram.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 41 qese të vogla najloni me të njëjtën substancë, gjithësej në peshë 46.1 gram”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.