Reagim nga Zenun Elezaj rreth 700 shtëpi nuk kanë furnizim me energji elektrike.

REAGIM

Në natën më të rëndësishme të vitit, rreth 700 shtëpi në Komunën tonë nuk kanë furnizim me energji elektrike.
Është tërësisht e papranueshme dhe jo e drejtë kjo gjendje kur dihet edhe përgjegjshmëria e qytetarëve ndaj KEDS-it (në paguarjen e faturave të kërkuara).

I kuptoj të gjitha pakënaqësitë e shprehura të qytetarëve.
Shpreha pakënaqësinë për gjendjen e krijuar edhe në komunikim me drejtorin ekzekutiv të KEDS në Kosovë z. Alper Erbas.
Kerkova nga ai angazhim maksimal për rikthim sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

SHARE