Burri nga Malishevë ankohet në Polici: Largojeni gruan time nga shtëpia, ose…!

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë kishte kërkuar nga policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj.

Ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe bashkëshortja e tij është dërguar në spitalin e Psikiatrisë.

“Malishevë 06.10.2023-09:10. Ankuesi mashkull kosovar është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. I njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima (bashkëshortja e tij) është dërguar në spitalin e Psikiatrisë”, thuhet në raportin e policisë.