53 personat e testuar për COVID-19 në karantinë rezultuan negativ, nesër lirohen në shtëpi INDEKSONLINEE Diele, 05 Prill 2020 19:55 Edhe 53 persona janë testuar sot për COVID-19 të cilët ishin të vendosur në karantinë tek Qendra Studentore. Të gjithë këta persona të testuar rezultuan negativë dhe nesër lirohen për në vetëizolim 14 ditor në shtëpi. Kjo është bërë e ditur nga infektologu i Klinikës Infektive në QKUK, Izet Sadiku. Sadiku theksoi se ky është grupi i katërt i të testuarve në katër ditët e fundit dhe prej 190 të testuarve të gjithë rezultuan negativ, transmeton Indeksonline. Postimi i plotë: Testimi i radhës- Karantina COVID19 Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 . Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi! Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ! Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë! #rrinshpi

Edhe 53 persona janë testuar sot për COVID-19 të cilët ishin të vendosur në karantinë tek Qendra Studentore.

Të gjithë këta persona të testuar rezultuan negativë dhe nesër lirohen për në vetëizolim 14 ditor në shtëpi.

Kjo është bërë e ditur nga infektologu i Klinikës Infektive në QKUK, Izet Sadiku.

Sadiku theksoi se ky është grupi i katërt i të testuarve në katër ditët e fundit dhe prej 190 të testuarve të gjithë rezultuan negativ, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Testimi i radhës- Karantina COVID19

Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .

Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi!

Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!

Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!

#rrinshpi

SHARE