Mjerim i gruas

Mjerim i ra vendit tonë, mjerim po i bie gjithmonë, mjerim gjith’andej, po vritet femra pa asnjë pse!

Le të qash sot oj femër, le të qash sa të duash, nesër ti në jetën e betejes do të vritesh nga të huaj, se ai që të qelloi nuk ishte burri jot i dashuruar, ishte njeri barbar i qelluar, fati jot i mallkuar askush pran s’të ka qelluar, femër e derrmuar e pa zonja për të luftuar, vritesh pa u menduar.

Mjerimi jotë në klithma u degjua edhe sot, por zëri jotë të mbulloi sot. Pas vrasjes tënde u tronditën të gjith, lëshuan britma pa u degjuar, bërtasin femrat për të jetuar..
Por britmat e tyre kush për ti degjuar, nga barbaret e pa’shkolluar që i vrasin femrat pa u menduar..!

Mjerimin tënd kujt mi tregu, nuk ka vend për tu ankuar
Mjerimit tënd, cfar ti them?
Cfar ti komunikoj?
Apo të vazhdoj e ta lendoj, zemren të ta copetoj, në therrima të ta copëzoj, derisa me arme të të qelloj. Jo s’ka kush të më ndaloj, prandaj unë kështu në liri veproj, i zhgarravis femrat qejfi si të më dojë..!

Mjerim i gruas ka qelluar, të derdhet loti si i shkretetuar, të vuaj si e mjeruar, e të përplaset andej-këndej si e hallakatur, askush për ta përkrahur s’paska qelluar. Mjer grua si paska shkuar lotin e saj kush për ta kuptuar, nga barbaret e qelluar apo nga njerzit që me dhe të mbuluan! Femër e dashur e e uruar mirupafshim më s’kemi për tu takuar.

Të gjitë ngrihemi e bërtasim, e ulerasim nëpër dyer ndihmë duke kërkuar, e kthehen edhe më të shkatërruar. Të gjith në një drejtim duke kërkuar të drejten e shpirtit tim, dhe kthehemi të shkatërruar nga barbaret e tërbuar me armë në duar femren për ta qelluar. Liri e diskriminuar qellove mbi njerëz të demaskuar, me maska fytyrat e mbuluar duke u shtirur për të jetuar i rrokni armet nëpër duar femren për ta qelluar.

Nga këto femra u lindet
Nga këto femra u rritët
Nga këto femra moret ngrohtësi, dashuri.
Cpo ndodh kështu me këtë njeri të vras një femer e paska krenari, u prish njerëzia u shënderrua në barberi, ku mbet kjo barazi, jo s’po e shikon njeri..!

Jo o njeri edhe unë u krijova nga krijuesi i gjithesis si ti, për t’më dashur, për t’më rrespektuar, e jo për t’më vrare, share e ofenduar, për t’më zvarritur si ti të duash. Jo o njeri gabim mbi gabim ti ke qelluar, krijesen e Allahut për ta lenduar, në ditën e gjykimit ke llogari për të paguar si unë dhe ti në bazë të asaj që kemi vepruar…

Nga:Manjola Daçi(Koka)
Qerime Daçi