Mbrojtësi Kadri Kastrati është transferuar në Istog nga Dukagjini i Klinës.

Zyrtare: Mbrojtësi Kadri Kastrati transferohet në Istog

Mbrojtësi Kadri Kastrati është transferuar në Istog nga Dukagjini i Klinës.
Kastrati përshtatet mjaft mirë në të gjitha pozitat e mbrojtjes dhe me përvojën e tij sigurisht që do ti ndihmojë mjaft shumë mbrojtjes së Istogut.
27 vjeçari në tri vitet e fundit ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, tifozët istogas e njohin mjaft mirë mbrojtësin pejan pasi ishte pjesë e Istogut më herët për 5 vite me radhë.

”Jam i lumtur që përsëri u riktheva në Istog, pasi në këtë klub më herët kam kaluar kohëra të mira, në 5 vite sa isha pjesë e Istogut. Organizimi mjaft i mirë i klubit ka bërë që sivjet në Istog të transferohen lojtarë mjaft kualitativë, e kështu edhe unë vendosa menjëherë që ti bashkohem Istogut. Kemi një ekip mjaft të mirë dhe shpresoj që të kemi ecuri pozitive në këtë sezonë vjeshtore” ishin fjalët e mbrojtësit Kadri Kastrati për faqen zyrtare të klubit.