Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Në Obiliq rreth orës 07:00 është arrestuar një mashkull pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, por pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në Podujevë rreth orës 12:00, ku një çift kanë raportuar se djali i tyre i ka sulmuar fizikisht dhe ka demoluar shtëpinë e tyre.

Në Podujevë po ashtu rreth orës 21:00 është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Policia bën të ditur se rreth orës 14:00 në Malishevë është arrestuar një mashkull pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në Skenderaj rreth orës 19:00, një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.