Pamje nga aksidenti në Duhël ku mbetën të lënduar tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Duhël,

Personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një furgon.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”.

Nga pamjet shihet se prezent në vendngjarje janë edhe njësia policore.