Qe 6 muaj shtylla elektrike në Kërrnicë, po rrezikon banorët

Në fshatin Kërrnicë të Klinës, banorët po ndihen në rrezik.

Ata kanë dërguar një fotografi në adresë të Klina.info ku shihet një shtyllë elektrike gjysmë e rrëzuar, në Mahallën e Doqve.

Ata thonë se kjo shtyllë elektrike është kështu qe 6 muaj dhe askush nuk ka ardhë të intervenojë.

Të njejtit madje tregojnë se iu është dashur vet ta lidhin.