Vdes ish luftëtari i shquar i UÇK-së, Agron Haradinaj, vëllai i Nasim Haradinajt

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj.

Agroni vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej jashtë vendit.

I ndjeri ishte vëllai i Nasim Haradinajt.

Postimi i plotë:

Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj.

I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.

Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni.

Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!

Lavdi jetës dhe veprës së tij!