Vjehrria ia marrin nuses pasaportën me vizë gjermane dhe kthehen në Gjermani, ia pamundësojnë të udhëtojë

Zënkat e familjes së burrit me nusen dhe anasjelltas janë mjaft të shpeshta në familjet kosovare. Konfliktet verbale mes tyre eskalojnë edhe në dhunë fizike e psikike, për çka duhet intervenimi i Policisë. Një rast i tillë është raportuar sot që dyshohet të ketë ndodhur muajin e kaluar

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se në një konflikt janë përfshirë një grua dhe vjehrria e saj, të cilër po dyshohen se i kanë shkaktuar dhunë psikike dhe ia kanë pamundësuar për t’u kthyer në Gjermani ku edhe jetojnë.

Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit fillimisht e kishin dërguar gruan e djalit te familja e saj për disa ditë dhe gjatë kësaj periudhe ia kanë “vjedhur” dokumentet e saj personale.

Në baze të dëshmisë së viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehrria e saj ia kanë marrë pasaportën, dokumentin e leje qëndrimit dhe më pas janë nisur për në Gjermani. Kështu, viktima nuk ka pasur mundësi të udhëtojë për në shtetin gjerman, çka e ka shtyrë atë që të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”, teksa veprimet tjera do të merren pasi të sigurohet prezenca e dy të dyshuarve.