Familjarët e Gucatit presin nisjen e seancës me flamur kuq e zi para Gjykatës në Hagë

Pak minuta para nisjes së seancës së parë të kreut të veteranëve para Speciales, familjarë të Hysni Gucatit kanë shkuar në Hagë.

Para Speciales, familjarë të kreut të veteranëve, janë parë me flamurin kombëtar.

Seanca e parë e Gucatit para speciales pritet të nis në ora 15:00.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator.

Për Gucatin është lëshuarfletarrest për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve,hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.