Këto tri kanale shqiptare e transmetojnë sonte LIVE ndeshjen në mes Çekisë dhe Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit e vazhdon sot kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë do të përballen sonte me Çekinë në udhëtim me fillim nga ora 20:45.

Qindra tifozë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Fortuna Arena” në Pragë.

Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Shqipërisë do të transmetohet drejtpërdrejt në Digitalb (SuperSport 1), TV Klan dhe Sport 1 në Art Motion.