Forcat serbe bartin artileri të rëndë ushtarake pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Në mëngjesin e sotëm, forcat ushtarake serbe janë vërejtur duke bartur artileri të rëndë pranë kufirit me Kosovën.

Një lexues [emër i njohur për redaksinë e Klan Kosova] ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehen kamionë ushtarakë të Serbisë të ngarkuar me topa ushtarakë.

Sipas këtij lexuesi, videot në fjalë i ka xhiruar 20 kilometra larg kufirit në Merdare.