S’pati barnatore hap afër mesnatës në Klinë, prindi u detyrua ta dërgojë djalin e sëmurë në Spitalin e Pejës

Një qytetar nga Klina, ka rrëfyer për Klina.info se mbrëmë në orën 23:00 e ka dërguar djalin në QKMF-në “Nënë Tereza”, për trajtim mjekësor.

Dhe se mjekët kanë kërkuar nga ai ta blejë një infuzion për t’ia dhënë fëmijës së tij, por në atë orë asnjë barnatore në qytetin e Klinës nuk ka qenë hapur.
I njëjti është detyruar ta dërgojë në gjendje aspak të mirë, djalin e sëmurë në Spitalin e Pejës, për t’i dhënë infuzion./Klina info/