Vidhet një kamerë në Shkollën Fillore “Ismet Raci”, në Klinë

Një vjedhje është kryer në Shkollën Fillore “Ismet Raci” në Klinë.

Klina.info mëson se një kamerë nga persona të panjohur është vjedhur, derisa Policia dhe njësitet hetimore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po zhvillojnë hetimet.

Ende nuk ka të dyshuar në lidhje me rastin, i cili ka ndodhur para dy ditësh./Klina info/