Këshilli i Bashkësisë Islame në Klinë, ndihmon familjet e përmbytura nga uji

Këshilli i Bashkësisë Islame në Klinë, sot ka ndihmuar familjet e përmbytura nga uji në këtë komunë, duke u bërë thirrje kështu të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, shoqatave e institucioneve, që t’u dalin në ndihmë këtyre familjeve.

Këtë e ka bërë sot kryeimami i Klinës, Blerim Musliu, në një postim të tij në Facebook.