Grabitje e armatosur në Klinë, policia jep detaje

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në qytetin e Klinës,

Dy meshkuj të maskuar janë futur në pikën e karburantitdhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 450 euro, një shufër dhe një telefon.

Rasti në polici është raportuar nga 2 punëtorët e pikës së karburantit.

Rastipo vazhdon të hetohet.

Ky është njoftimi i plotë:

Klinë, 11.10.2021 – 00:51. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të maskuar, kanë hyr në pikën e karburantit ku viktimat ishin duke punuar dhe nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur 450 €, një shufër dhe një telefon dhe kanë ikur. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.