PDK në Klinë mobilizim të jashtëzakonshëm, Sokol Bashota: Bashkë në çdo fitore!

PDK në krye me Sokol Bashotën po merr pëkrahje në zgjedhjet lokale që do të mbahen dhe një javë.

Madje kjo parti politike në Klinë, po tregon mobilizim të jashtëzakonshëm.

Kjo u pa edhe sot në disa fshatra, ku Bashota u takua me strukturat e nëndegëve.

Ky është postimi i Bashotës:

Sonte në takimet e mbajtura me strukturat e nëndegëve të PDK-së në Gllarevë, Rigjevë, Burim dhe Zabergjë, me përkrahjen tyre të pakursyer morëm forcë dhe vullnet për sfidën që po na pret!
Rruga jonë do të jetë e vështirë dhe me sfida, por ne do të mbetemi besnik në premtimet e dhëna!
Jemi me fat që banorët e këtyre fshatrave i besojnë Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të tyre!
Bashkë në çdo fitore!