Konfirmohet edhe një tjetër votë për Kurtin dhe qeverinë e tij

Rasim Demiri nga VAKAT: Nuk do të pengojmë formimin e institucioneve

Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT, ka thënë se kjo parti nuk do ta pengojë formimin e institucioneve.

Pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ai tha se nuk biseduan për pozita por vetëm për programin e qeverisë së ardhshme për komunitetin boshnjak.

“Kemi folur për shumë tema. VAKAT-i ka qenë gjithmonë për formimin e institucioneve. Që 20 vjet ne kemi mbështetur dhe kemi punuar për këto institucione dhe në veçanti në kohën kur kemi nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë dhe besoj se dhe tash do të veprojmë njëjtë. Duke marr parasysh që nuk kemi folur diçka konkrete për pozitat. “Nuk kemi folur konkretisht për vota por për programin. Në çdo qeveri ka qenë programi për komunitetin boshnjak dhe tash për hapat tjera për votimin, sepse në javën e ardhshme po presim që të kemi formimin e institucioneve. Njëherë të marrim vendim ne dhe do të dalim me informata”, ka thënë ai.

Më tutje ai tha se kanë edhe një takim ku pritet të vendosin se çfarë do të bëj ky subjekt politik, lidhur me dhënien e votës për formimin e qeverisë.

“Ne kemi edhe një takim. Tash nuk e dimë se çfarë do të ndodh, por ne nuk kemi paraqitur pengesa për formimin e institucioneve”, ka thënë më tutje ai.