Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, humb jetën një person! Raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus shqiptar është përmbysur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Mediat kroate informojnë se automjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç,dhe ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Një person ka vdekur, ndërsa disa persona janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Disa persona thuhet se kanë mbetur të plagosur ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti./Topchannel/