Tërmeti shkakton dëme të mëdha në Shqipëri, dyshohet për viktima

Tërmeti që ndodhi mëngjesin e sotëm ka goditur më së shumti qytetin e Durrësit me rrethinë.

Sipas raportimeve të para, disa ndërtesa janë shembur dhe ka dëme të mëdha materiale, transmeton Indeksonline.

Policia dhe zjarrëfikësit janë vënë në detyrë.

Ende nuk raportohet zyrtarisht, por dyshohet se tërmeti mund të ketë shkaktuar viktima.