Ambasada e Finlandës publikon aplikacionin që ndihmon punëtorët nga Kosova të gjejnë punë atje

Ambasada e Finlandës sot ka publikuar aplikacionin Work Help Finlandë edhe në gjuhën shqipe që mund të shkarkohet në IOS/Android e cila i ndihmon punëtorët që shkojnë për të punuar dhe jetuar në Finlandë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës së Finlandës në Facebook thuhet se përmes këtij aplikacioni ofrohen informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë.