Mbi dy orë pritje në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Udhëtarët të cilët kanë marrë rrugë për në Kosovë, po përballen me rreth dy orë pritje nëpër pikat kufitare.

Në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje janë deri në dy orë e gjysmë, derisa kolona është 2 mijë metra, raportoi KSP.

Ndërsa, në pikën kufitare Merdar, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në hyrje janë deri në dy orë, derisa kolona është 1 mijë metra.

Te Dheu i Bardhë dhe në Merdar, në dalje pritjet janë 3-5 minuta, derisa kolona nuk ka.

Pritje nga 5 deri në 10 minuta, në hyrje dhe në dalje ka në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit, derisa kolona nuk ka as në hyrje e as në dalje.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë 3-5 minuta, kurse kolona nuk ka.