Vazhdon karantina në Klinë

Klina tash e 24 ditë është e mbyllur në karantinë si pasojë e vetëm një rasti me Covid-19. U njoftua se më 6 prill, Klina do të lirohej nga karantina. Mirëpo sot qeveria mori vendim që kjo gjendje të vazhdojë deri më 12 prill. Klina info ka kontaktuar edhe me drejtorin e shëndetësisë, i cili ndër të tjera tha për Klina info:

Kjo shtyrje sigurisht bëhet për arsye të menaxhimit të përgjithshëm të situatës epidemiologjike dhe preventivës së shëndetit publik.
Dje ,për shëndetin tonë kemi qënë të gatshëm të shesim gjërat më të çmueshme !
Sot,mjafton të qëndrojmë në shtëpi, shprehet drejtori Sejdiu