Këshilltari e lë Putinin në ‘baltë’, jep dorëheqje dhe ia ‘mbath’ nga Rusia

Një këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe më pas është larguar nga vendi, raporton Reuters.

Anatoli Chubais, raportohet se u largua pasi është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi.

Një nga reformatorët e paktë nga fillimi i viteve 1990 që ka mbetur në pushtetin e Putinit, duke ruajtur ende lidhjet me Perëndimin, Chubais bëhet kështu deri më tani, zyrtari i nivelit më të lartë që është larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës.