Tahiri flet për prishjen e koalicionit mes LDK’së e VV’së në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë ndarë rrugët në qytetin e Vushtrrisë.

Xhafer Tahiri e ka konfirmuar prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Vushtrrisë, përmes një konference për media.“Sot me vendim të Kryesisë së degës së LDK-së në Vushtrri, kam liruar nga detyra bartës të funksioneve në komunë që vijnë ngë VV-ja. Për fat të keq, me këtë rast dhe me këta përfundon edhe koalicioni ynë 3 vjeçar në Komunën e Vushtrrisë”, tha Tahiri në konferencën për media.

Ai tha se arsyeja e këtij vendimi është mosvotimi i Planit për Rimëkëmbje Ekonomike.

SHARE