Aksident në Podujevë, lëndohen 9 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur midis dy veturave në Zakutë të Komunës së Podujevës, ku si pasojë  kanë mbetur të lënduar 9 persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritashme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë  Ahmeti.