Daka: Jemi shndërruar në institucion ku partitë po i shpalosin platformat politike

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka akuzuar sot partitë politike se po e përdorin këtë institucion (KQZ) për t’i shpalosur platformat politike.

Daka në mbledhjen e KQZ-së ka kërkuar nga anëtarët e komisionit që të flasin me radhë.

“Shkresat që mi dërgojnë i kontrollojnë dhe unë e barti çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruajë”, tha ajo.

Daka është kundërshtuar në këtë rast nga anëtari i LVV-së Sami Kurteshi, i cili tha se kanë të drejtë t’i bartin kërkesat e partive në KQZ.

“Nuk kanë kaluar listat dhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim, propozojmë që listat të mos miratohen dhe këtë vendim nuk e ka marr KQZ-ja”, tha ai.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Operacioni i hapjes së emailave është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot”, tha Ahmetaj.

Ai njoftoi se janë mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri më tani