Aksident i rëndë në Baballoq të Deçanit, vdes një person

Një aksident mes dy veturave në Baballoq të Deçanit ka përfunduar me një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.

“Policia është njoftuar sot për një aksident mes dy veturave në fshatin Baballoq, një person është  vdekur dhe një i lënduar. Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Gashi për Gazetën Sinjali.

Ai shtoi se është herët të dihet për moshën e viktimës dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.