Qytetarët i vlerësojnë Clinton dhe Albright shpëtimtarët e popullit shqiptar

Përgatitjet për manifestimin e nesërmen për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë veçse kanë nisur në Prishtinë
Për të marr pjesë në festimin e dekadës së dytë të çlirimit të Kosovës kanë ardhur edhe ish presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.

Mirëseardhje ish presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretarja, Madeleine Albright u kanë uruar edhe qytetarët e Kosovës të cilët kanë vlerësuar se fal këtyre dy figurave kryesore populli i Kosovës e përjetoi lirinë dhe pavarësinë.

Tejet i nderuar për ardhjen e ish presidentit amerikan, Bill Clinton në Kosovë po ndihet Atdhe Geci i cili tha se Clinton është më meritori për çlirimin e Kosovës.

Sipas tij Kosova si një fshat i vogël para 20 viteve, sot ka arritur të jetë një shtet i zhvilluar.

“Ardhja e tyre është një nderim i madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është një nderim i madh për popullin tonë, është një nderim i madh për flamurin dhe kombin, është një nderim i madh për çdo qytetar që në zemër e ka lirinë dhe pavarësinë….Ka ndryshime shumë të mëdha,kush di me i shikua dhe me i pa, shumë ka ndryshime ishte një katund, një fshat tani është një qytet…Mund të quhet edhe një festë kombëtare e Kosovës sepse është ardhja e më të nderuarve dhe më meritorëve për çlirimin e Kosovës”, u shpreh ky qytetar.

E Bekim Shabani ka thënë se Bill Clinton është njeri i madh i cili e shpëtoi popullin e Kosovës nga shfarosja.

“Nuk ka ma mirë si me e prit, ai neve na ka shpëtu, e presim me padurim…Ai njeri është i madh për ne”, u shpreh shkurt Shabani.

Amir Tusuni thotë se Kosova e ka obligim moral që t’i nderojë njerëzit të cilët e ndihmuan në çlirimin e saj. Tusuni ka thënë se Kosova 20 vjet pas hyrjes së NATO-s është zhvilluar shumë, madje sipas tij janë tejkaluar edhe pritshmëritë e ekspertëve.

Ndërsa Mehmet Neziri thotë se pritja për ish presidentin e Amerikës, Bill Clinton dhe ish sekretaren, Madeleine Albright duhet të jetë madhështore pasi që këta persona e shpëtuan Kosovën nga gjenocidi.

Ish presidenti amerikan Bill Clintion, dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” jan[ë pritur nga ish presidentja Atifete Jahjaga.

Ndryshe, nesër në festën e dekadës së dytë të çlirimit të Kosovës në sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 11:00 do nisin tubimi qendror, pastaj nga ora 14:00 do të mbahet “Ecja për liri- Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore deri te Busti i Sekretares Albright, më pas nga ora 14:35 deri në 14:50 do të përurohet busti i Albright te sheshi me emrin e saj. Në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish- presidentit Clinton.

Për të ofruar siguri dhe rend nëpër kryeqytet janë shtuar edhe masat e sigurisë