Ditë me diell sot, temperaturat maksimale deri në 13 gradë

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë në drejtime të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5-19 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C.