Dedikimi prekës i babit të Erion Morinës, djalit që i’u vra në Itali

Erion Morina, i riu nga fshati Drenoc i Malishevës i cili u vra në Itali, është varrosur ditën e dielë në varrezat e fshatit,

Babai i Erionit, Florim Morina ka publikuar në llogarinë  e tij në facebook një fotografi të Erionit ku shkruan se ishte djali i vetëm që e patën e tashmë mbetën edhe pa të.

“Një të patëm Erion,ike e na le përjetë të pikëlluar”, shkruan babai i Erionit në facebook.

Kufoma e Erion Morinës u gjet në kanalin e Bergamos në Itali, e menjëherë më pas u arrestua kushëriri i tij Musli Morina si i dyshuar për vrasjen e Erionit.

Klinainfo mëson se Erioni dhe Musliu kanë qenë shokë të cilët edhe në shkollën fillore ishin në një klasë, e madje edhe rrugën e gurbetit e kishin marrë së bashku.

I riu nga Malisheva që u vra dhe Musli Morina kushëriri i tij që dyshohet për vrasjen e Erionit banonin së bashku në  Itali./Klina info