Me 1 shkurt mbahet kampionati i lojës së kapuçave në Istog

Klubi Alpin Podguri nga Istagu, me datën 01.02.2020, me fillim në ora 16:00, do të organizojë Kampionatin e Kosovës në Lojën me Kapuça.

Ky kampionat do të organizohet nën patronatin e Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK)

Njoftimi:

Klubi Alpin Podguri ju fton të merrni pjesë në Kampionatin e Kosovës në Lojën me Kapuça, e organizuara nën patronatin e Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK) e cila mbahet në Komunën e Istogut, Fshati Kaliqan, në oden e Osmanajve, ditën e Shtunë, 01.02.2020. me fillim në ora 16:00.

Detajet e Organizimit:

Kampionati i Kosovës në Lojën e Kapuçave do mbahet në Komunën e Istogut, Fshati Kaliçan, Oda në Lagjen e Osmanajve nga ora 16:00 (tubimi në 15:30).

Ceremonia e hapjes së Kampionatit të Kosovës për Lojën me Kapuça

– Fjala e mirëseardhjes nga nikoqiri (Organizatori);

– Fjala e Kryetarit të Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK);

– Fjalë përshëndetëse nga drejtues të sportit Kosovar;

– Dy pika (këngë) muzikore tradicionale (me instrumente muzikore tradicionale);

– Një pikë vallëzimi tradicional i valles së Podgurit (me tupanë dhe surle);

– Informimi me rregullat e lojës me Kapuqa sipas traditës së Podgurit;

– Fillimi i lojës me kapuça;

Kriteret për pjesëmarrje në Lojën me Kapuça:

Paraqitja e ekipeve e obliguar;

Ekipi mund të ketë 3 lojtarë +1 rezervë;

Lojtarët nuk mund të ndërrohen në mes të ekipeve;

Meqë është hera e parë nga secila komunë e Kosovës mund të paraqiten 1 deri në 3 ekipe;

Shorti do të bëhet publikisht para fillimit të lojës;

Të drejtën e paraqitjes e kanë të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç e tutje dhe që e njohin këtë lojë;

Pas përfundimit të lojës do të këndohet me këngë tallëse me fjalë të zgjedhura;

Ne këtë organizim do të shtrohet darka me ushqime tradicionale për pjesëmarrësit dhe mysafirët;

Kampionati i Lojërave me Kapuça do të transmetohet nga Radio dhe TV nacionale e lokale;

Klubi Alpin Podguri rezervon te drejtën e fotografimit të pjesëmarrësve pasi që eventi është publik;

Rezervimi i ekipeve i obliguar në këtë nr të kontaktit dhe në këtë emaill adresë;

Afati i fundit për rezervim e ekipeve 31.01.2020 ora 16:00;

+38344224477 (+ Viber ) E-Mail: [email protected]