Shqiptohet gjoba e parë për rastin “Neurokirurgjia” (VIDEO)

Inspektorati Shëndetësor ka gjetur shkelje tek kreu i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina, sa i përket pacientit që është referuar për trajtim jashtë vendit.

Ndaj edhe do t’i shqiptohet gjoba nga ky dikaster, prej dy mijë eurosh që është shuma minimale, njofton Klan Kosova.

Kjo, ngase te rasti i parë nga 27 pacientët e referuar për trajtim jashtë vendit nga vet Morina, me arsyetimin se nuk ka neuro-anesteziolog për të kryer intervenime me patologji të caktuara, u konstatua si referim i pabazë.

Teksa Inspektorati Shëndetësor ka finalizuar raportin pas inspektimeve të bëra.

E rekomandimi i këtij raporti është që intervenimet e tilla të kryhen në QKUK, kështu duke u mbështetur në deklaratën e Klinikës së Anesteziologjisë që këto operacione mund të kryhen edhe nga dy anesteziologët që janë në neurokirurgji.

Dokumenti me të gjetura pos Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të përcillet edhe tek i neurokirurgu Arsim Morina dhe tek i pari i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Kujtojmë që gjatë hulumtimit të cilin e ka bërë Klan Kosova javë më parë, Morina i kishte vu ultimatum drejtorit Valbon Krasniqit dhe ish-ministrit Armend Zemaj, që ta rikthejë në punë pas pensionimit neuro-anesteziolgen Qamile Morina, e cila është edhe bashkëshortja e tij, ose të gjitha rastet e tilla do t’i referojë jashtë vendit, me arsyetim që është e vetmja anesteziologe e profilizuar për patologji të tilla.