Zhduket një e mitur në Pejë

Një e mitur është raportuar si e zhdukur në Policinë e Pejës,

Burime të Gazetës brenda Prokurorisë Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.

Ajo ka thënë se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 29 prill, që ndodhet në rrugën “Adrian Krasniqi” dhe nuk është kthyer më.

Sipas këtyre burimeve, nëna ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e të bijës.