Varianti Omicron është tashmë kudo, thotë OBSH: 5 mënyra si mund të mbahet në kontroll

Varianti Omicron është “tashmë kudo” dhe ndalimet e udhëtimit nuk do të ndalojnë përhapjen e tij, tha zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën.

Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, tha se ndalimet e fluturimeve nuk funksionuan dhe ishin shumë vonë “sepse Omicron është tashmë kudo”. “Omicron është në rritje dhe ne kemi të drejtë të jemi të shqetësuar dhe të kujdesshëm,” tha ai.

Ai shtoi se vaksinat, maskat, ventilimi dhe trajtimet ishin mënyra më e mirë për të frenuar koronavirusin – jo kufizimet e udhëtimit. “Mbetet për t’u parë se si dhe nëse varianti i fundit shqetësues do të jetë më i transmetueshëm dhe më i rëndë,” tha ai.

Sipas Dr. Kluge, pesë janë mënyrat se mund të mbahet nën kontroll pandemia: rritja e normave të vaksinimit; administrimi i dozave shtesë për ata më të rrezikuarit; mbajtja e maskave; ventilimi i hapësirave të mbushura me njerëz; dhe miratimi i protokolleve rigoroze terapeutike për rastet e rënda.