OJQ ZANA Klinë, përkrahë 10 fermere me mjete bujqësore

Në kuadër të projektit “Vetëdijesimi dhe fuqizimi ekonomik i grave nga zonat rurale”, i cili projekt ka pasur si qëllim edukimin dhe fuqizimin ekonimik të grave nga zonat rurale përmes ekonomive familjare-duke ju dhuruar pasije për punë.
Si rezultat i projektit ishtë rritja e ndërgjegjësimit dhe vetëdijes së grave dhe vajzave për fuqizimin ekonomik të tyre përmes ekonomive të vogla dhe ndërtimit të kapaciteteve përmes trajnimeve
Në ndarjen e këtyre paisjeve bujqësore ishte i pranishëme edhe Drejtoresha e OJQ ‘’Zana’’, Tahire Gashi e cila me këtë rast është shprehur se si Organizatë kemi për qëllim që ti përkrahim farmerët duke ju dhuruar paisje dhe ndërtim të kapaciteteve për grate në udhëheqje të ekonomive familajre.

 Më tej z. Gashi potencoi faktin se nga ky projekt kanë përfituar 10 gra farmere, ku së pari kanë marrë trajnime, organizimi i një takimi me institucione për promovimin e produkteve bujqësore dhe veprimtarisë së tyre
 Ndërsa sot këto aktivitete po i përkrahim edhe me paisje për punë në bujqësi dhe agrokulturë si mjete që i ndihmojnë gratë për gjenerimin e të ardhurave përmes prodhimit dhe shitjes se produkteve nga bujqësia dhe permtaria.
Projekti: “Vetëdijesimi dhe fuqizimi ekonomik i grave nga zonat rurale” i financuar nga Democracy for Development (D4D).

Projekti “Rritja e qasjes së grave në punësim”, është partneritet në mes të Institutit Demokraci për Zhvillim, D4D (Kosovë) dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (Shqipëri). Projekti implementohet falë përkrahjes së Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.c