Si e uron Egzona Muharremi ditën e 1 Majit?

Egzona Muharremi vjen nga Prekazi i Skenderajt, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ua uron 1 Majin miqëve të sajë në Facebook. Më pposhtë mund ta shihni postimin e plotë të sajë:

Festa e 1 Majit, “Dita Ndërkombëtare të Punëtorëve”, në Kosovë është bërë shprehi të festohet nëpër vende të bukura, kryesisht në natyrë. Duke i marrë parasysh aksidentet e punëtorëve që kanë ndodhur në vende të punës, disa nga të cilat kanë përfunduar edhe më vdekje, shfrytzojmë rastin të kërkojmë më shumë siguri në vendet e punës, sidomos në sektorin privat. Vendi ynë duhet të bëjë një hap para, për sigurimin e jetës. Kjo do ishte mbase kërkesa e shumë punëtorëve në vendin tonë, përveq pagës minimale dhe orarit të stërzgjatur në sektorin privat. E duke uruar mirëqënie më të mirë në të gjitha ekonomitë tona familjare, ua uroj edhe “Ditën Ndërkombetare të Punëtorëve”!