Puseta e hapur, rrezikon fëmijët në Dresnik

Banorët e fshatit Dresnik të Klinës, janë në hall nga një pusetë e hapur.

Ata kanë dërguar pamje në adresë të Klina.info duke thënë se askush nuk ka ndërmarrë asgjë për ta mbyllur, pasi që kanë frikë se mund të bijnë fëmijët, por edhe veturat.

Siç edhe po shihni në këto fotografi, kjo pusetë është e thellë, madje në një rrugë e cila është e pa asfaltuar, një tjetër problematik në të njëjtin fshat.